Sot, shënon dita botërore e Pronës Intelektuale. Krijimet e mendjes, që konsiderohen shpikjeve; punimeve të letërsisë dhe atyre artistike; dizajneve dhe simboleve, emrave dhe imazheve që përdoren në tregti”. Pikturat, fotografitë, dizajnet, letërsia, kinemaja dhe muzika, si dhe uebfaqet, dizajnet e mobileve, Doracakët e kurseve, koreografitë dhe programet kompjuterike janë të gjitha punime që mund të mbrohen me të drejtë autoriale.
Mbrojtja autoriale nënkupton se kudo që përdoret një vepër e caktuar arti, kjo duhet të ketë autorizimin nga autori i tij (ose nga bartësi i të drejtës) me qëllim që t’i mundësohet autorit jetesa nga shfrytëzimi i punimit të tij nga të tjerët, në rast se ai ose ajo dëshiron ta bëjë këtë, duke kërkuar nga të tjerët që të dorëzojnë kërkesën para përdorimit.
Kjo fushë është e rregulluar saktësisht nga Ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e ndërlidhura, i aprovuar më 30 qershor 1994 (që referohet si “Ligji për të Drejtat e Autorit”). Kjo rregullore është mjaft e rëndësishme, veçanërisht tani në epokën digjitale me qasje të pakufizuar në internet dhe të materialeve të tjera të së drejtës autoriale.
Me rastin e kësaj dite, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Projekti i financuar nga BE “Forcimi i Sistemit të Pronësisë Intelektuale në Kosovë” – EUIPR, organizojnë Konferencën Kombëtare për Pronësi Intelektuale në Kosovë – sfidat dhe të arriturat.
Konferenca ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e të drejtave pronësore intelektuale. Për më tepër, konferenca do të fokusohet në të arriturat e institucioneve kosovare të Pronësisë Intelektuale. Në këtë konferencë do të bëhet informimi i publikut dhe medieve për zhvillimet e fundit në të drejtat pronësore intelektuale në Kosovë.
Pjesë e konferencës do të jenë përfaqësuesit nga biznesi, universiteti, autorët, organizatat e menaxhimit kolektiv, etj. / 21MEDIA
