Shenjat në trupin tuaj që nuk po i merrni parasysh për dehidrimin!

TË FUNDIT

Dehidratimi është një pjesë për të cilën të gjithë duhet të kemi kujdes, pasi mund të krijojë shumë probleme në shëndetin tonë. Tani që temperaturat do të jenë në rritje, është shumë e rëndësishme të qëndroni të hidratuar. Kur humbni shumë ujë përmes djersës, frymëmarrjes dhe urinës, trupi ka nevojë për ujë shtesë për të funksionuar normalisht.

Ekspertët sugjerojnë të dëgjoni trupin dhe nevojat e tij. Ka shenja klasike që tregojnë se jeni dehidratuar, të cilat abcneës.al do jua tregojë më poshtë.

Sy të thatë

Kur jeni të dehidratuar, sytë tuaj prodhojnë pak lot dhe kështu ato do të jenë të thatë. Kjo bën që sytë të mos pastrohen duke ju shkaktuar siklet, informon abcnews.al.

Sy të mbingarkuat

Meqë jemi te kategoria e syve, një problem tjetër është vizioni i paqartë. Gjithçka do ju duket dy dhe zona rreth syve do të ndjehet e lodhur. Sa më shumë ujë të pini, aq më shumë krip nxirrni nga trupi dhe hidratoni sytë tuaj.

Turbullira e mendjes

Nëse ndjeni se mendja juaj po punon më ngadalë se zakonisht, mendoni sa ujë keni pirë sot. Sipas një studimi në vitin 2018, ju jeni të dehidratuar dhe nivelet e ulëta të elektroliteve krijojnë një problem në të menduarit tuaj. Qelizat nervore duan gjithashtu një dorë ndihmë, kështu që pini ujë.

TË NGJAJSHME