“Alkaloid” këtë vit përfundoi dy dekadat e tij si pjesë e eventit më të njohur botëror në fushën e farmacisë. Kjo ngjarje nën moton “Në zemër të industrisë farmaceutike”, u mbajt nga data 24 deri më 26 tetor në Barcelonë, Spanjë, ndërsa ekipi i “Alkaloid” këtë vit pati mundësi të shkëlqyeshme të prezantohet me stendën e tyre , nga ku mesazhi më i rëndësishëm që përcoll pa mëdyshje ishte – Shëndeti para së gjithash. “Me çdo pjesëmarrje të ardhshme në CPhl ‘Alkaloid’ tejkalon pritjet në të ashtuquajturin përfaqësimi modern i korporatës. Këtë vit për herë të parë patëm mundësinë të organizonim ngjarje jashtë sallave të panairit. Nderi që na kanë treguar përfaqësuesit kryesorë farmaceutikë globalë me praninë e tyre ka rëndësi të paçmueshme për ne”, theksuan nga Departamenti i Farmacisë në “Alkaloid”.
