Shëndeti mendor gjatë dhe pas Covid-19, profesionistët ndajnë mendime e përvoja në #CLICKPLUS

TË FUNDIT

Lajmin se jam i prekur me COVID-19 e pranova me qetësi dhe u përgatita për izolim, rrëfeu mbrëmë në ClickPlus mjeku dibran Arben Agolli i cili tashmë është shëruar.

“U vërtetua me testim ku doli se jemi pozitiv. Aspak nuk u frikësova nga kjo, lajmin e pranova me qetësi, dhe psiqikisht u përgatita për atë që do të vijonte, e këto janë 14 ditën vetëizolim”, tha Arben Agolli, Mjek Pediatër.

Psikologia Ana Gjorgjeviq thotë se izolimin njeriu mund ta shohë si sfidë por edhe si mundësi njëkohësisht.

“Si mundësi që ta rishqyrtojë vetveten, vlerat e veta, qëndrimet e tij, jetën e deritanishme, kuptimin e jetës. Kjo situatë ofron mundësi që sërish të kthehemi nga partnerët tanë, të njihemimë më mirë, të gjejmë mbështetje. Të njihemi dhe të lidhemi më shumë më fëmijët tanë për të ndërtuar një lidhje cilësore”, tha Ana Gjorgjeviq, Psikologe.

Por a do të sjellë kjo krizë pasoja në shëndetin tonë mendor? Profesori i psikologjisë Mirosllav Pendarovski pohon se ende është herët për ta thënë një gjë të tillë.

“Endë është për të parë se cilat do të jenë pasojat nga ajo që quhet ndikim nga diçka që është aq e paparashikueshme dhe që zgjat, pra ndikimin mbetet për ta parë më vonë”, tha Mirosllav Pendarovski, Profesor, Psikolog.

Sociologu Ilo Trajkovski nga ana tjetër sugjeron që njerëzit duhe të ndryshojnë mënyrën e perceptimit të gjërave dhe se si e jetojnë jetën.

“Ta kuptojmë është [ështje për botën, për shëndetin, shëndetin publik dhe se në shërbimet e shëndetit publik duhet të investohet, të mbështeten, por jo vetëm në një vend por në të gjitha vendet”, tha Ilo Trajkovski, Sociolog.

Sociologu Trajkovski pohon se edhe në një gjendje të tillë në të cilën ndodhemi, kompanitë dhe politika nuk ndalojnë e as s’kanë për ta frenuar dëshirën e tyre për përfitime.

E nga ana tjetër ata që ndoshta nuk e shohin përfitimin në këto momente të vështira janë mjekët. Pediatrja Aspazija Sofijanova ndau me shikuesit e TV21 një ndjenjë të sajën për profesionin.

“I përshëndes gjithë kolegët e mi, gjithë punonjësit në shëndetësi , nga me i riu deri tek më i vjetri, sepse në të vërtet, edhe nëse do të lindja për herë të dytë, prap se prap do ta zgjidhja profesionin e mjekut”, tha Aspazija Sofijanova, mjeke Pediatre.