Pacientes 63-vjeçare nga Shkupi iu bë operimi i parë në kardiologji intervenuese në spitalin e qytetit “8 Shtatori”.
Operimin e bëri Vlladimir Ristovski, një nga mjekët e ekipit pesëanëtarësh që trajnimin e kishin kryer në Dedinje, kurse intervenime do të bëjnë këtu.“Pacientja ishte me sëmundje të vërtetuar të arterieve koronare. Këtë e vërtetuam pas disa kontrollave diagnostifikuese joinvazive. Ishte me anginë jostabile. I bëmë kontrolla, koronografi dhe gjithçka ka përfunduar”, informoi Ristovski.
Këtu do të trajtohen pacientë me infarkte akute, çrregullime të zemrës prej lindjeje dhe anomali të tjera, e do të kryhen edhe procedura diagnostifikuese para trajtimit paraoperativ. Me këtë, spitali i qytetit u bë qendra e vetme në shëndetësinë publike në Maqedoni ku po bëhen procedura intervenuese radiologjike dhe kardiologjike.
“Koha dhe shpejtësia e intervenimit është me domethënie të veçantë, kurse prej transportimit deri te përkujdesja shëndetësore është humbje e kohës së çmuar. Me shpërndarje të këtillë të një numri më të madh institucionesh shëndetësore, në të cilat jepen shërbime shëndetësore, po arrihet standardi evropian që parasheh që në çdo 200.000 banorë të ketë nga një angiograf”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Intervenimi në spitalin e mëparshëm ushtarak caktohet përmes mundësisë “Termini im”, kurse pastaj formohet listë e prioritetit, e përparësi do të kenë rastet urgjente. Përveç këtij, qendra për kardiologji intervenuese ka edhe në Ohër, Manastir, Shtip, Strumicë dhe Tetovë. Deri më tani janë bërë rreth 2.500 intervenime operative.
Gabriella Dimkoviq – Mishevska
