Ministri i Punëve të Jashtme polake, Jacek Çaputoviç ka dhënë dorëheqje, bëri të ditur sot ministria e tij resore.
Çaputoviç në korrik informoi se është e mundur të tërhiqet nga funksioni shefi i diplomacisë pasi Partia në pushtet, Ligji dhe Drejtësia i kumtoi planet për ndryshime të kuadrove në qeveri.
Dorëheqja e Çaputoviçit ndodhi dy ditë pasi ministri polak i Shëndetësisë, Lukash Çumovski dha poashtu dorëheqje, transmetojnë mediat britanike.
