SHBA përfshihet në kontestin me Bullgarinë – Xhejms O’Brajan: Maqedonia vuan në kontestet me fqinjët

TË FUNDIT

SHBA-të po përfshihen drejtpërdrejt në kontestin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, por presin që fqinji lindor të ketë një qeveri të qëndrueshme. Ndihmës sekretari shtetërorë i SHBA-ve për Çështje Evropiane Xhejms O’Brajan, deklaroi se Maqedonia ka probleme me kontestet me fqinjët e saj, për shkak të të cilave pengohet anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian, por në të njëjtën kohë vazhdimisht po ndikohet në ndryshimin e kushteve. Ai e theksoi këtë në seancën dëgjimore për të ardhmen e Europës para Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan.

“Maqedonia e Veriut vuan për shkak të keqkuptimeve me fqinjët e saj, për shkak se vazhdimisht ndryshohen kushtet për aderim. Çështja kryesore është Marrëveshja që Maqedonia e Veriut e ka me Bullgarinë dhe sapo që Bullgaria të ketë Qeveri më stabile, do të duhetë të ketë bisedë për mënyrën e saktë sipas së cilës do të implementohet. D.m.th. kjo do të jetë sfera ku pres që edhe ne të jemi më aktiv”, tha Xhejms O’Brajan.

Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, për të cilën në periudhën e kaluar pas formimit të Qeverisë së re të udhëhequr nga Hristijan Mickoski kishte turbulenca me Greqinë në lidhje me përdorimin e emrit kushtetues, O’Brajan  theksoi se do të punohet për ruajtjen e kësaj marrëveshjeje.

“Pjesë e punës sonë diplomatike është të përgatitim rrugë që të mbahet marrëveshja që e ka me Greqinë dhe mendoj se takimi jonë si dhe të tjerët ka ndihmuar që të qëndrojnë gjërat në këtë moment që Greqia të bëhet mik në rrugën e Maqedonisë së Veriut, në vend që të bëhet kritikues. Njëjtë edhe me Shqipërinë”, u shprej O’Brajan.

Në lidhje me përdorimin e emrit kushtetues dhe respektimin e Marrëveshjes me Greqinë, kryeministri Mickoski dhe presidentja Siljanovska deklaruan se emrin Maqedonia e Veriut do ta shfrytëzojnë për përdorim ndërkombëtar, ndërsa emrin Maqedoni do ta përdorin në komunikimin e brendshëm. Greqia zyrtare nuk është dakord me këtë sepse marrëveshja parashikon që erga omnes, pra emri kushtetues të jetë për përdorim ndërkombëtar dhe vendas.