Kryeministri britanik Boris Xhonson dhe liderë tjerë të G7 nuk kanë arrit të bindin SHBA-në të mbajë ushtarët në Afganistan që të vazhdojnë përpjekjet për evakuim deri në fund të muajit, njofton DPA.
Pritej që kryeministri britanik të bëjë presion mbi presidenti amerikan Xho Bajden që të mbajë forcat e saja në terren pas 31 gushtit, pasi ata sigurojnë siguri në aeroportin e Kabulit që tu mundësohet njerëzve të braktisin vendin.
Por pas takimit të jashtëzakonshëm të liderëve të G-7 me të cilin ka kryesuar Xhonsoni, Bajdeni ka thënë se afati mbetet në fuqi.
“Do të bëjmë gjithçka që mundemi deri në minutën e fundit, por dëgjuat çka tha presidenti i SHBA-së, e dëgjuat çka thënë talebanët”, ka thënë Xhonsoni dhe ka shprehur bindjen se mund të tërhiqen mijëra njerëz. Por ka shtuar se situata në aeroport nuk po përmirësohet.
Xhonsoni ka thënë se liderët kanë pajtuar për “kushtin numër një” pas 31 gushtit, talebanët të mund të sigurojnë “kalim të sigurt për ata që duan të largohen”.
