Ministria amerikane e Financave mbrëmë kumtoi për pako të re të sanksioneve kundër personave dhe kompanive të lidhur me Evgenij Prigozhin, biznesmen rus i afërt me Kremlinin, të cilin Uashingtoni e akuzoi për përzierje në konfliktin në Sudan.
Kumtohet se masat e reja kufizuese janë vendosur kundër tre personave fizik nga Rusia dhe pesë kompanive nga Sudani, Hong-Kongu dhe Tajlanda, të potencuar se janë të lidhur me Progozhin.
Ministri kumtoi se këto persona dhe kompanitë gjoja i kanë ndihmuar t’i tejkalojë sanksionet e vendosura paraprake kundër tij. Në fillim të shekullit ai u bë i njohur si “kuzhinieri i Putinit”, për shkak të vizitave të shpeshta të presidentit rus në restorane të drejtuara nga kompanitë e Prigozhin.
Ai pastaj u bë njëri nga financuesit kryesor të grupit ushtarak privat rus “Vagner” i cili ndërmer aktivitete ushtarake në Ukrainën lindore, Siri, Libi, Sudan dhe vendet tjera.
