SHBA janë të shqetësuar për shkak të aftësive ushtarake të Kinës

TË FUNDIT

SHBA janë të shqetësuar për shkak zhvillimit të sistemit për armatim nga ana e Kinës, prej se Pekini lajmëroi se ka testuar raketë hipersonike, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki, gjatë kohës së konferencës, refuzoi të komentoj lansimin e raketës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Llojd Ostin paraprakisht deklaroi se Uashingtoni me kujdes po përcjell zhvillimin e sistemit kinezë për armë avancuese, por nuk komentoi raportet e Pekinit për testimin e raketës hipersonike e aftë të mbajë kokë bërthamore.

Ministria kineze e Punëve të Jashtme e demantoj raportin e “Fajnenshënëll Tajms” në të cilin theksohet se Pekini ka lansuar armë hipersonike në korrik.

Pekin deklaroi se bëhet fjalë për anije kozmike dhe jo raketë./MIA