SHBA-ja i ashpërson sanksionet ndaj Huavejt

TË FUNDIT

SHBA-ja njoftoi sot për shtrëngimin e sanksioneve kundër gjigantit të lidhjeve të telekomunikacionit kinez Huavej duke e zgjeruar atë në 38 filiale me qëllim për të kufizuar qasjen e saj në teknologjinë amerikane, kumtoi Departamenti i Tregtisë së SHBA-së.

Sekretari i Tregtisë së SHBA-së, Uilbur Ros tha se administrata e presidentit Donald Tramp kishte kritikuar Huavejin dhe bashkëpunëtorët e saj për “intensifikimin e përpjekjeve për të marrë gjysmëpërçuesit gjysmë të zhvilluar ose të zhvilluar duke përdorur softuer dhe teknologji amerikane për të arritur qëllimet politike të Partisë Komuniste të Kinës”.

Në maj të vitit 2019, Tramp nënshkroi dekret që ndalonte kompanitë amerikane të përdorin pajisje telekomunikacionit nga burime që ata konsiderojnë kërcënim për sigurinë kombëtare.