SHBA ia ndërprenë linjën telefonike konsullatës ruse në New York

TË FUNDIT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë ndërprerë lidhjen telefonike konsullatës ruse në New York.

Këtë e bëri të ditur konsullata ruse në New York nëpërmjet Twitter.

Sipas konsullatës ruse, të gjitha lidhjet telefonike janë ndërprerë më 18 janar. Nga atje thonë se edhe me lidhjen e internetit kanë probleme herë pas here.

“Që nga 18 janari i këtij viti pala amerikane ka shkëputur plotësisht të gjitha linjat telefonike të Konsullatës së Përgjithshme Ruse në New York, në mënyrë periodike ka ndërprerje edhe të Internetit”, shkruan në njoftimin e konsullatës ruse.