Qeveria e Shetteve të Bashkuara të Amerikës do të ndajë 1.1 milion dollar për pengimin e përhapjs së virusit COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga Ambasada e ShBA-ve në Shkup.
“Në këtë periudhë të pasigurisë, puna së bashku është më e rëndësishme se kurdoherë. Unë jam e bindur se ndihma e siguruar në këtë pako do të ketë rezultat të dukshëm në luftën kundër Kovid-19”, ka thënë ambasadorja Kejt Burns.
Përmes Agjencisë së ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Shtetet e Bashkuara po i sigurojnë këto fonde për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe Fondin e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara – UNICEF për të zbatuar aktivitete dhe përpjekjet e vendit për t’iu përgjigjur COVID-19.
Më këtë ndihmë, ambasada e SHBA-së do të përkrahë përforcimin e laboratoreve për testim masiv, mbikëqyrje dhe përgjigje të shpejt për zbulimin e rasteve të të prekurve dhe përcjelljen e kontakteve të tyre, edukimin e njerëzve për hapat që mund t’i ndërmarrin për parandalimin e shpërndarjes së virusit nëpërmjet fushatave specifike mediale, menaxhimin e rasteve ndërmjet rritjes së përkujdesit mjekësor dhe uljen e rrezikut për transmetimit të infeksionit te të tjerët dhe parandalimin e infeksionit në ambientet shëndetësore.

