Shtetet e Bashkuara kanë ekzekutuar kriminelin e dënuar Brendon Bernard, pavarësisht kundërshtimeve nga disa juristë në gjykimin e tij të cilët kërkuan që administrata e Trampit të tregonte mëshirë.
Vdekja e Bernardit është ekzekutimi i nëntë qëkur prokurori i publik Uilliam Bar vazhdoi ta zbatojë dënimin me vdekje në fillim të këtij viti pas një ndërprerje 17-vjeçare.
Bernard u dënua me vdekje në vitin 2000 së bashku me bashkëpunëtorin e tij Kristofer Vialva për vjedhjen e një makine dhe vrasjen e Tod dhe Stejsi Bagli në një bazë ushtarake të Fort Hud afër Killin, Teksas.
Pesë porotë mbështetën kërkesën e Bernardit për falje, duke thënë se avokatët e tij kishin bërë mbrojtje të dobët të tij në gjyq. Megjithëse ata akoma janë dakord që Bernard dhe Vialva janë fajtorë, ata thanë se duket se Bernard nuk kishte ndërmend të vriste çiftin Baglli.
Gjysmë milioni njerëz kanë nënshkruar peticion duke i bërë thirrje presidentit Tramp të ndryshojë dënimin e tij me burg të përjetshëm, duke përmendur papjekurinë e tij gjatë krimit dhe sjelljen e tij të mirë në burg.
Megjithatë, Vialva dhe Bernard u dënuan me vdekje në vitin 2000 nga një gjykatë federale. I pari mori injeksion vdekjeprurës në shtator në burgun Tere-Haute. Ky i fundit pësoi të njëjtin fat mbrëmë pasi Gjykata e Lartë refuzoi ankesën përfundimtare.
