Shakira përjetësohet në një bust gjigant

TË FUNDIT

Kolumbianët e kanë përjetësuar këngëtaren e famshme Shakira në një bust gjigant. Statuja e bronztë është zbuluar të martën në qytetin e saj të lindjes në Barranquilla.

Statuja raportohet të jetë 6.5 metra e gjatë dhe e portretizon Shakirën në këmbë duke vallëzuar, pjesë kjo e ndarë nga hiti i saj “Hips Don’t Lie”.

Shakira e ka shpërndarë statujën e saj edhe në Instagram, transmeton tv21.tv.

“Jam shumë i emocionuar për këtë nderim për gruan kolumbiane në Barranquilleras”, ka shkruar Shakira.

Në zbulimin e kësaj statuje në Kolumbi ishin edhe prindërit e Shakirës, raportuan mediat e huaja.

Me këtë rast Shakira ka falënderuar skulptorin, Yino Márquez, dhe studentët e tij për “talentin e jashtëzakonshëm artistik” që kishin demonstruar duke krijuar bronzin.

Viti 2023 ishte një vit i suksesshëm për këngëtaren, e cila fitoi tre çmime Latin Grammy , një prej tyre me artistin tjetër kolumbian Karol G./21Media