Zaev dhe LSDM kanë para për luks, ndërsa nuk kanë për rrogat e të punësuarve në SHA Ekonomia e ujërave, 500 familje jetojnë pa mjetet themelore për ekzistencë tashmë 2 muaj, akuzon anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Cvetan Tripunovski i cili pyet se pse hesht edhe sindikata në një situatë të tillë në vend që të luftojë për të drejtat e të punësuarve në këtë ndërmarrje.
“SHA Ekonomia e ujërave, edhe pse ka për obligim t’i pastrojë dhe mirëmbajë kanalet për ujitje, atë nuk e ka bërë në shumicën e rajoneve në Republikën e Maqedonisë. Kështu, bujqit në vend të ujisin ata përballen me ara të thata, gjë që do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekzistencën e bujqve”, theksoi Cvetan Tripunovski, Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.
