Bardhi: Kthejmë forcat dhe përgatitemi për Portugalinë!

TË FUNDIT

Futbollisti Enis Bardhi në një intervistë për TV21 thotë se pas fitores historike ndaj Italisë, Maqedonia e Veriut duhet të përgatitet për Portugalinë, me qëllim që të të kualifikohet në botërorin Qatar 2022.

“Shpresoj që të pushojmë njëherë, dmth të kthejmë forcat edhe pastaj ta analizojmë këtë lojë se me të vërtetë nuk besoj që e kemi pritur këtë rezultat. Normal kemi besuar, por ishte e vështirë dhe tani duhet ta analizojmë dhe të përgatitemi për Portugalinë”, tha Bardhi.

I pyetur se çfarë paraqet për të përballja me Cristiano Ronaldon, Bardhi tha se është emocion i veçantë kur Reprezentacioni arrin sukses dhe përballet me Reprezentacionet e mëdha.

“Po normalisht, është një emocion që çdo ndeshje e këtij tipi ka dmth ka emocionet e veta. Kjo me Italinë mund të them se ka qenë ndeshja më me emocion që kam përjetuar pre që jam pjesë e Reprezentacionit të Maqedonisë”, tha Bardhi për TV21.