Sërish zbritje në çmimin e naftës në Maqedoni

TË FUNDIT

Çmim i naftës nga mesnata do të lirohet për tre denarë, përcjell TV21. Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës njoftojnë se nga mesnata një litër naftë do të shitet për 92.00 denarë.

Loading poll ...

Çmimet e benzinave mbeten të njëjta, respektivisht, Eurosuper 98 do të shitet për 87,00 denarë për litër, ndërsa Eurosuper 95 do të shitet për 84,5 denarë për litrë.

Nga mesnata çmimi i vajit ekstra të lehtë do të shitet për 1,5 denarë më lirë, përkatësisht për 89 denarë për litër. Çmimi i mazutit gjithashtu do të ulet, dhe nga mesnata do të jetë 50,4 denarë për kg.