Sërish shtyhen punimet për qarkoren e Tetovës! Rustemi kishte thënë se fillojnë në shtator por, tani thotë në tetor

TË FUNDIT

Punimet për qarkoren e Tetovës nga drejtimi i Kosovës pritet do të fillojnë muajin e ardhshëm. Edhe pse para do kohe, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi tha se punimet do të zhvillohen gjatë këtij muaji, ai tani theksoi se “shkaku i procedurave”, punimet do të nisin në tetor. Rustemi deklaroi se në përfundim janë procedurat për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e qarkores së Tetovës.

 “Janë nga fundi procedurat për zgjedhjen e kompanisë për qarkoren e Tetovës dhe shpresojmë se për 10-15 ditë do të kemi edhe zgjedhjen përfundimtare të kompanisë dhe mbikëqyrjes dhe nga fillimi i tetorit të fillojë edhe me ndërtimin e qarkores së Tetovës e cila do të mundësojë zvogëlimin e komunikacionit brenda Tetovës, me  çka do të sjell edhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Tetovës. Ndërtimi i qarkores do të jetë për 18 muaj, për 18 muaj duhet të përfundojë ndërtimi I qarkores në Tetovë ”, tha Ejup Rustemi – drektor I rrugëve të Maqedonisë.

Por çfarë kishte premtuar Rustemi  me 1 qershor të këtij  viti.

 “Tek qarkoja Tetovës ne kemi edhe leje për projektin infrastrukturor , janë bërë të gjitha elaboratet  për tu bërë edhe eksproprijimi i tokave. Në javën që vjen shpallim edhe tenderin për zgjedhjen e realizuesit të punimeve dhe shpresojmë që nga shtatori do të shihni edhe mekanizmat që do punojnë. Kjo është shumë e rëndësishme për Tetovën”, deklaronte Ejup Rustemi- drejtor I rrugëve shtetërore (1 qershor 2023 ).

Qarkorja e re planifikohet të ndërtohet nga autostrada në Tetovë nga pjesa e zonës industriale dhe të del në fshatin Neproshten te Komuna e Tearcës. E njëjta planifikohet të jetë e gjatë rreth 6 kilometra. Qytetarët që nuk kanë destinacion Tetovën duk do të futen në qytet dhe kjo pritet të lehtësojë komunikacionin.