Nga 15 qershori dhe deri më 15 gusht, shtetasit e Serbisë do të mund të qarkullojnë në Maqedoninë e Veriut dhe të shkojnë në Greqi, pa paguar taksa rrugore.
Kështu ka bërë të ditur ministrisë, Venko Filipçe në paraqitjen para mediave me homologun e tij serb, Zllatibor Llonçar. Kjo siç tha ai, është shenjë falënderimi që Serbia ndihmoi Maqedoninë për të imunizuar popullsinë kundër Covid-19.
“Më lejoni që t’ju njoftoj, se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjell vendim që të gjithë qytetarët serbë, në shenj falënderimi, do të lirohen nga pagesa e taksave rrugore nga 15 qershori deri më 15 gusht gjatë sezonit veror, ku një numër i madh i qytetarëve serb udhëtojnë për në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi”, tha Filipçe, transmeton TV21.
Ka falenderuar Llonçarin edhe për mundësinë që iu dha shtetasve të Maqedonisë së Veriut që të vaksinohen kundër Covid-19 në Serbi./TV21
