Në Serbi janë vaksinuar 15 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë së Serbisë, Zllatibor Llonçar ka njoftuar se në Serbi janë vaksinuar 15 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

“Deri tani janë vaksinuar diku 15 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut”, tha Llonçar në paraqitjen para mediave me ministrin e Shëndetësisë në vend, Venko Filipçe, transmeton TV21.

Ka sqaruar, se vaksinimi i këtyre qytetarëve mund të realizohet edhe më tej, por paraprakisht duhet të caktojnë termine në ueb faqen “e uprava”.