Serbët në protestë, kërkojnë lirimin e Ivanoviqit

TË FUNDIT

(E plotësuar) Ka përfunduar e qetë dha pa ndonjë incident protesta e nisur pak më herët para ndërtesës së EULEX-it në Mitrovicë të veriut.

Protestuesit me pankarta në dorë dhe me flamuj serbë kërkuan sot lirimin e menjëhershëm të Oliver Ivanoviqit dhe të akuzuarit tjetër Dragolub Delibashiq.

(E plotësuar)

Rreth 500 qytetarë duke përfshirë edhe përfaqësues të komunave veriore janë duke protestuar para ndërtesës së EULEX-it në veri të Mitrovicës.

Ata po kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Oliver Ivanoviqit dhe të akuzuarit tjetër Dragolub Delibashiq.

Në vendin ku po mbahet protesta vërehen edhe forcat e shtuar të Policisë Speciale ndërsa protesta po zhvillohet e qetë.

…………………………..

Në Mitrovicë dhe Prishtinë sot do të mbahen protesta në mbështetje të liderit të Iniciativës Qytetare Oliver Ivanoviq, i cili gjendet në paraburgim dhe ka filluar një grevë urie.

I akuzuari për krime lufte po kërkon nga EULEX-i që të mbrohet në liri.

Në Mitrovicë qytetarët do të protestojnë para ndërtesës së Gjykatës Themelore në orën 10 derisa në Prishtinë protesta do të mbahet në mesditë para ndërtesës së EULEX-it.

Bashkëshortja e Ivnaoviqit, Milena Ivanoviq ka thënë për agjencinë e lajmeve Tanjug se i vjen mirë që qytetarët po organizojnë protestë në Prishtinë dhe Mitrovicë dhe se shpreson se në to do të marrin pjesë numër i madh i njerëzve.

Ivanoviq dhe katër të akuzuar tjerë akuzohen për krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1999 dhe 2000.