Senati amerikan mbështeti shitje të armëve për EBA-në

TË FUNDIT

Nuk pati sukses tentimi në Senatin amerikan për ta bllokuar shitjen e aeroplanëve ushtarak dhe fluturakeve pa pilotë për Emiratet e Bashkuara Arabe në vlerë prej 23 miliardë dollarëve, kontraktuar nga ana e administratës së presidentit Donald Tramp.

Presidenti amerikan kërcënoi se do të vendosë veto ndaj bllokadës, duke thënë se shitja e armëve është e lidhur me normalizimin e marrëdhënieve mes EBA dhe Izraelit.

Në dy votime procedurale, bllokada nuk e mori shumicën e nevojshme, me çka përfunduan përpjekjet për t’u ndaluar shitja e aeroplanëve të avancuar F-35 dhe drone për Emiratet.

Lideri i republikanëve në Senat, Miç Mekonell deklaroi se rezoluta për bllokadë dështoi sepse nuk arriti të marrë dy të tretat e votave, të nevojshme në mënyrë që të tejkalohet vetoja e Trampit.

Komplotuesit e shitjes së armëve deklaruan se EBA janë partnere e rëndësishme e SHBA-së në Lindjen e Afërt, përderisa ithtarët e bllokadës i kritikojnë Emiratet për rolin e tyre në luftën në Jemen, që Kombet e Bashkuara e quajnë një nga katastrofat më të mëdha humanitare.

Marrëveshja përfshin F-35, aeroplanët më të avancuar luftarak në botë, mbi 14.000 bomba dhe municion dhe sasinë e dytë për nga madhësia të fluturakeve pa pilotë, deri më tani të shitura një shteti.