Semaforë të improvizuar te “Bllagoja Toska”/BDI-ja dhe Komuna e Tetovës përplasen për rregullshmërinë e rrugës

TË FUNDIT

Këshilltarët e BDI-së në Tetovë vendosën semaforë të improvizuar në udhëkryqin mes rrugës “Bllagoja Tsoka” dhe rrugës “29 nëntori”. Këshilltarja Shpresa Qazimit u shpreh kjo rrugë është lëshuar pa pëlqimin e SPB-së vetëm për pikë politike të Komunës, duke rrezikuar qindra qytetarë.

“Qytetarët janë të rrezikuar çdo ditë, ndërsa Komuna e Tetovës nuk ndërmerr asgjë për të rregulluar komunikacionin, gjegjësisht të vendos semaforë ose rrethrrotullim. Kjo dëshmon që kjo udhëheqësi është e gatshme të bëj çmos vetëm për të përfituar poenë politik, duke mos kursyer as sigurinë e qytetarëve.”- deklaroi Shpresa Qazimi, Këshilltare e BDI-së Tetovë.

Nga komuna e Tetovës thonë se në rrugë ka shenja trafiku, ndërsa në procedurë është edhe tenderi për semaforë.

“Procedura për vendosjen e sinjalizimit në bulevardin “Bllagoja Toska” është në fazën finale, ndërkohë të gjithë shenjat e tjera janë vendosur dhe qytetarët mund të qarkullojnë në bazë të këtyre shenjave. Hedhim poshtë se ky bulevard është lëshuar pa i plotësuar kushtet se janë shenjat ata që japin orientim në këtë aks rrugor. Në anën tjetër bëjmë të ditur se procedura e tenderimit për mirëmbajtjen dhe vendosjen e semaforëve ka përfunduar dhe se shpejti pritet të jetë gati plani për ndryshimin e komunikacionit në këtë rrugë si një ndër më kryesoret e qytetit.”- tha Besarata Ramadani, Zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

Bulevardi “Bllagoj Toska” u lëshuara para gjashtë muajsh, ndërsa rruga “29 nëntori” nga rrugë kryesore u bë dytësore. Kohë më parë edhe nga SPB patën thënë se në lëshimin e kësaj rruge Komuna nuk ka kërkuar pëlqim nga SPB Tetovë për ndryshim të regjimit të komunikacionit.