Kreu i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela në paraqitjen e tij tha se vendi përjetoi një vit të vështirë. Sela shpërndau disa kritika për pushtetin aktual, ndërkaq tha se shpreson për bashkim të opozitës për rrëzim të pushtetit aktual.
“Unë do tu kisha uruar më tepër vigjilencë, më tepër bashkim në atë që bashkërisht do të duhet ta bëjmë si opozitë, të rrëzojmë këtë pushtet. Të ndërtojmë një pushtet më demokratik dhe më liberal sepse të dy këto terme shkojnë bashkë. Të sjellim ndryshim brenda shoqërisë shqiptare”, tha mes tjerash Sela.
