Sela uron Kurban Bajramin! Festa le të shërbejë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona!

TË FUNDIT

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka uruar festën e Kurban Bajramit. Përmes Facebookut të tij ai ka u dëshiruar besimtarëve sa më shumë mirësi, solidaritet, mirëkuptim, paqe, lumturi, begati, mirëqenie, atmosferë hareje dhe gëzimi në familje!

“Festa e Kurban Bajramit le të shërbejë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona! Situata që kemi në vend me pandeminë COVID -19, na obligon edhe gjatë këtyre ditëve festive, t’u përmbahemi protokolleve shëndetësore” ka shkruar Sela.