Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela tha se ka ligj për gjuhet por duhet të zbatohet duke u bërë thirrje të gjithë partive shqiptare për unifikim të qëndrimeve që siç tha “ta bëjmë të barabartë gjuhën shqipe. Sela tha se gjuha shqipe në Maqedoni është në të drejtën e numrave që mori shembull Kosovën duke thënë se me vetëm 4 për qind serb, ky komunitet gëzon të drejtën e gjuhës.
Në anën tjetër, deputeti i VLEN, Bekim Qoku tha se opozita ka përgjegjësi se për 22 vite nuk rregulloi këto çështje edhe pse kishte të gjithë pushtetin. Qoku tha se opozita fitoi 7 mandate me premtimin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe që siç tha “brenda 7 mandateve zyrtarizuat gjuhën shqipe 6 herë” ndërkohë pyeti se pse nuk u zbatua gjuha shqipe në uniforma, gjykate e monedha.
