Sela nga Dibra: Nxënësve shqiptarë u mohohet e drejta për të mësuar në gjuhën shqipe

TË FUNDIT

Mbrëmë kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ishte në tubim në qytetin e Dibrës. Ai tha se ndjehet keq pasi sheh shtëpitë e boshatisura ndërsa klasat nëpër shkolla me pak nxënës.

“Kur vi në Dibër dhe kur them dibranë realisht mua më krijon konfuzion për një moment sepse të thuash dibranë të lindin dilema flet për dibranin e Tiranës, flet për dibranin e Shkupit, a flet për dibranin e Amerikës por realisht rrënja e Dibrës dhe shqiptarisë është në këtë Dibër dhe prandaj është e madhe“, deklaroi Sela.

Në fjalimin e tij shtoi se shqiptarët kanë nevojë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

“Me ministra shqiptarë të arsimit dhe me nxënës dhe vogëlush 5,6 vjeçarë që s’ kanë të drejtë të mësojnë në gjuhën shqipe mbi 1.000 fëmijë të shqiptarëve në Veles e Çashkë, Manastir e në shumë vende tjera u pamundësohet e drejta e shkollimit në gjuhë shqipe. Me ministër shqiptarë dhe me paralele sot e kësaj dite bosh“. Ai po ashtu foli  për nevojat e shqiptarëve në vendin tonë: Nevojat e shqipëtarëve këtu në Maqedoni fatkeqësisht janë të mesjetës ndërkohë që krenohen oponentët tanë për arritje të mëdha”, tha Sela.

TË NGJAJSHME