-Diasporës t’i mundësohet të votojë në mënyrë elektronike edhe për zgjedhje presidenciale, edhe për zgjedhje parlamentare, edhe për zgjedhje lokale, tha kreu i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela në konferencën e sotme për shtyp në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, përcjell TV21. Sela tha se VMRO-DPMNE-ja dëshiron që të përjashtojë diasporën nga votimi me postë ose në mënyrë elektronike në zgjedhje lokale, pasi dëshiron të rifitojë komunat si Kërçova, Buteli, Bërvenica e disa komuna të tjera.
“Ju bëj thirrje nëpërmjet kësaj pres konference, që të gjithë aktorë politik shqiptarë, të bashkohet te ideja e LSH për votimin e diasporës, pa e hequr nga zgjedhjet lokale”, tha Sela, duke shtuar se LSH-ja është për ndryshime në Kodin Zgjedhor që përfshijnë lista të hapura dhe tetë njësi zgjedhore.
