Kryetari i FFM-së Muhamed Sejdini ka uruar Agim Ademin për mandatin e ri katër vjeçar, si president i Federatës së Futbollit të Kosovës. Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të cilët u mblodhën sot në objektin e FFK-së në Prishtinë, e zgjodhën Ademin, i cili ishte kandidat i vetëm për president, me 42 vota pro, nga gjithsej 43 delegatë. Presidenti Ademi pasi u rizgjodh në krye të federatës, duke falënderuar delegatët, tha se do ta marrë detyrën me shumë seriozitet në punë. Ai tha se me këtë votë, ai nënkupton respektim të punës së tij gjatë mandatit të parë dhe vlerësim të saj.
