Sejdin: Së shpejti do të kemi VAR në Maqedoni, për vendosje të sistemit duhen 6-8 muaj

TË FUNDIT

Kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini në përgjigje të pyetjes së TV21 tha se së shpejti në vendin tonë do të ketë sistem VAR të kontrollit në lojërat e futbollit, shkruan TV21. Sejdini tha se për vendosjen e sistemit duhen 6 deri në 8 muaj.

“Mendoj që FFM është duke punuar në këtë sferë dhe mendoj që së shpejti, edhe sot ne po të fillojmë, minimum duhet 6 deri në 8 muaj që të implementohet VAR sistemi në Maqedoni, kështu që besoj që së shpejti edhe në Maqedoni do të kemi VAR”, tha Sejdini në përgjigje për TV21 në Mançester.