Mbrojtja e Velibor Manevit, Bore Videvskit, Vllatko Keshishevit dhe Aleksandar Gjorçevskit kërkoi lirim nga akuzat në seancën e sotme për vrasjet e Vanjës dhe Pançes.
Në fjalën e tij përfundimtare, avokati mbrojtës i Aleksandar Gjorçevskit, avokati Vlladimir Tufegxhiq, vlerësoi se akuza kundër babait të Vanjës është plotësisht e pabazë, e paargumentuar, e përgjithshme dhe e bazuar në supozime që nuk mbështeten nga provat e prokurorisë.
Prokuroria Themelore më parë kërkoi dënim maksimal me burgim të përjetshëm për Palevskin, Keshishevin, Videvskin dhe Manevin, ndërsa për babain e Vanjës kërkoi që gjykata të caktojë një dënim të përshtatshëm me burg. Gjykimi vazhdon më 20 qershor me fjalët përfundimtare të të akuzuarve dhe mbrojtja e Lupço Palevskit./TV21
