Seanca të dy komisioneve parlamentare

TË FUNDIT

Komisioni parlamentar për sistemin politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni legjislativ-juridik do të mbajnë seanca me disa pika në rendin e ditës.

Deputetët nga Komisioni për sistem politik do të diskutojnë disa raporte vjetore, përfshirë nivelin e sigurimit të respektit, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut për vitin 2019, punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2019, punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë të Veriut për vitin 2019…

Anëtarët e Komisionit legjislativ-juridik duhet të marrin ta shqyrtojnë Propozimin për ligjin për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas marrëveshjes së huasë për financimin e Projektit për avancimin e arsimit fillor, me procedurë të shkurtuar. Në të njëjtën seancë, ndër të tjera, duhet të shqyrtohet edhe Propozimi për ligjin për huazimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas marrëveshjes së huasë për financimin e projektit “Prezantimi i transportit të shpejtë me autobus në qytetin e Shkupit” gjithashtu me procedurë të shkurtuar.