Së shpejti formulimet konkrete të amendamenteve/ E gjithë procedura duhet të rrumbullohet më së voni deri në nëntor 

TË FUNDIT

Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese do të mund të dalë me formulime konkrete pasi të kthehemi nga Uashingtoni, tha shefi i diplomacisë Bujar Osmani i cili është për vizitë pune në SHBA-të dhe është pjesë e delegacionit të Qeverisë. Në brifing me gazetarët, Osmani tha se grupi i punës punon në formulimin e amendamenteve siç është caktuar me protokollin dhe theksoi se nuk do të dalin nga korniza negociuese, përkatësisht me ndryshimin e Kushtetutës do të fillojë konferenca e dytë ndërqeveritare për Maqedoni. Osmani tha se pas publikimit të formulimeve për ndryshimet kushtetuese, pret që të hapet debat publik ndërsa nëse ka nevojë do të bisedohet veçmas me deputetët dhe partitë politike në Kuvend. Osmani tha se deri më tani është biseduar vetëm për hyrjen e tre bashkësive etnike në Kushtetutë, përkatësisht, bullgarët, kroatët dhe malazezët.