Komuna e Tetovës ka nënshkruar marrëveshje me grupacionin ndërkombëtar “Sauber Maher” për menaxhimin mbeturinave. Kjo kompani ka do të menaxhoj 49% të aksioneve të ndërmarrjes komunale për mbeturina, ndërsa komuna do të ketë 51%. Kasami tha se kjo kompani menaxhon mbeturinat në disa qytete europiane, të cilat janë qytetet më të pastra.
“Tetova sot behët pjesë e grupacionit ndërkombëtar “Sauber maher” e cila vepron në Austri, Gjermani Çeki, Hungari dhe Slloveni duke përfshirë një numër të madh të qyteteve dhe vetëm në Slloveni menaxhon me mbi 50 komuna të cilët në shumë raporte ndërkombëtare janë cilësuar si qytete më të pastra dhe më pak të ndotura”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Përfaqesuesei i kompanisë “Sauber maher” tha se ata do të angazhohen që Tetova të jetë qytet i pastër.
“Është nder për ne të punojmë me qytetin e Tetovës, me gjithë këtë potencial dhe zhvillim me njerëzit e Tetovës. Ne “Sauber maher” po punojmë në drejtim të menaxhimit të mbeturinave në disa shtete, dhe po ashtu në këtë drejtim do punojmë edhe në Tetovë dhe të sigurojmë që qytetin të jetë i pastër si shumica e qyteteve ku ne punojmë. Përgjegjësitë dhe obligimet që ne tashmë i morëm me këtë marrëveshje, ne po i marrim shumë seriozisht dhe do e shihni se shpejtë qyteti do rezultojë me rrugë më të pastra dhe mjedis më të pastër”, theksoi Andreas Opelt, përfaqësues i kompanisë “Sauber Maher”.
Kasami tregoi se marrëveshja është që menaxhohen të gjitha mbeturinat, si në qytet po ashtu edhe në fshatra.
“Marrëveshja përfshinë grumbullimin transportimin e mbeturinave komunale por behët fjalë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për gjithë komunën e Tetovës, jo vetëm për pjesën e qytetit që do të thotë se marrjes së menaxhimit nga partneri privat do të largohet dhe deponia ilegale, transfer stacioni do të funksionoj edhe në bazë të lokacionit që është paraparë për trajtimin e mbeturinave në fshatin Falisht”, pohoi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Ndërmarrja Publike Komunale është ndarë në dy kompani. Komuna e Tetovës do të menaxhojë me ujësjellësin dhe gjelbërimin, ndërsa me mbeturinat kopmania “Sauber maher “. Të punësuarit NPK “Tetova” kanë problem me rrogat, por sipas Kasamit tanimë nuk do ta kenë këtë problem, sepse kjo ka qenë një nga kërkesat e komunës ndaj kopmanisë.
