Më 7 shtator, deri në orën 18:00, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 26 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 5 janë ende aktive, 6 janë nën kontroll dhe 15 janë shuar.
Zjarret aktive janë regjistruar në Çuçer-Sandevë, Strugë, Makedonski Brod, Mogillë dhe Krushevë, ndërsa ekipet në terren po vazhdojnë me përballimin e situatës.
Zjarre aktive – 5:
- Komuna e Çuçer-Sandevës: fshati Brest, lokaliteti Ramno (pyll i përzier).
- Komuna e Strugës: fshatrat Burinec – Lokov – Selcë (pyll i ulët).
- Komuna e Makedonski Brodit: fshati Belicë, lokaliteti Kajorec drejt fshatit Breznicë, pranë repetitorit (pyll i ulët dhe i përzier).
- Komuna e Mogillës: fshati Srpci (kashtë e korrur).
- Komuna e Krushevës: fshati Aldinci (material mbeturinash).
Zjarre nën kontroll – 6:
- Komuna e Kërçovës: fshati Tajmishtë, në vendin e quajtur Dardë (vegjetacion i ulët).
- Komuna e Sarajit: fshati Kopanicë (pyll i ulët dhe vegjetacion i ulët).
- Komuna e Dellçevës: deponia e qytetit të Dellçevës (deponi).
- Komuna e Bërvenicës: fshati Millitinë (vegjetacion i ulët, shkurre dhe pyll).
- Komuna e Novosellës: fshati Stinik (drurë të rrëzuar).
- Komuna e Staro Nagoriçanit: fshati Ruxhinci, i zgjeruar drejt fshatit Orahu (vegjetacion i ulët dhe pyll i ulët).
Zjarre të shuara – 15:
- Komuna e Gjorçe Petrovit: fshatrat Graçan dhe Nikishtan, si dhe në territorin e Republikës së Kosovës (pyll).
- Komuna e Bosillovës: fshati Ednokukjevo (deponi).
- Komuna e Kërçovës: fshatrat Knezhinë dhe Dobrenovec (pyll i ulët).
- Komuna e Resnjës: fshati Kurbinovë (material mbeturinash).
- Komuna e Bërvenicës: fshati Çellopek (material mbeturinash).
- Komuna e Tetovës: fshati Poroj (vegjetacion i ulët).
- Komuna e Gostivarit: fshati Peçkovë (vegjetacion i ulët).
- Komuna e Vrapçishtit: pranë stadiumit (vegjetacion i ulët).
- Komuna e Strumicës: fshati Angelci (vegjetacion i ulët).
- Komuna e Likovës: fshati Sllupçan (vegjetacion i ulët).
- Komuna e Likovës: fshati Orizare (vegjetacion i ulët).
- Komuna e Kumanovës: fshati Banovë Trllo (vegjetacion i ulët).
- Komuna e Kumanovës: fshati Novo Sellë (vegjetacion i ulët).
- Komuna e Gostivarit: fshati Raven (vegjetacion i ulët).
- Komuna e Shuto Orizares: deponi.
