Sanksionohen 438 vozitës në Shkup, 43 gjoba për vozitje pa patentë shoferi

TË FUNDIT

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 438 masa, 43 prej të cilave janë për vozitje pa patentë shoferi, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Nëntë masa janë shqiptuar për automjete të paregjistruara dhe i njëjti numër për automjete me defekte teknike, ndërsa 27 sanksione janë për përdorimin e celularit gjatë vozitjes.

Gjithashtu, u shqiptuan 14 sanksione për mosdhënie e përparësisë për këmbësorët, 15 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 40 këmbësorë të sanksionuar, 82 masa për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, 53 automjete u morën nga shërbimi “karotrec”, ndërsa u shqiptuan 31 sanksione për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.

MPB-ja informon se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë kontrollet e intensifikuara të komunikacionit. Ata apelojnë te qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion.