Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit, Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 380 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje që të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
