Sanja Lukarevska zgjedhet zv/kryetare e LSDM-së, Kosta Petrov “falënderohet”

TË FUNDIT

Sanja Lukarevska është zgjedhur zëvendës-kryetare e partisë, Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Ndërkaq, nga ana tjetër, Kosta Petrov nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” ka bërë të ditur, se largohet nga ky post pas më shumë se një viti.

“Do të doja të shpreh falënderimin tim ndaj bashkëpartiakëve për periudhën paraprake. Për një vit e gjysmë u plotësova me shumë miqësi, përvoja të jashtëzakonshme, por edhe shumë leksione u mësuan. Jam falënderues pa fund për mundësinë e dhënë”, shkroi mes të tjerash Kosta Petrov.