Në mënyrë të hapur, pa u kursyer askush dhe pa përmbajtjen e zakonshme që është karakteristike për takimet e tilla, drejtorja ekzekutive e “Maqedonia 2025” Nikica Mojsovska Bllazhevski tha se ende nuk kemi konsensus se çfarë ekonomie të tregut dëshirojmë, se bizneset luftojnë për të shfrytëzuar resurset publike, e jo për të krijuar resurse të reja. Punëtorët luftojnë për pagë minimale e jo për përvetësimin e aftësive të reja që do t’iu mundësojnë paga më të larta dhe se sistemi i mbrojtjes sociale nuk motivon 90 mijë persona për të kërkuar punë në kohë kur kemi mungesë të fuqisë punëtore, thotë Mojsovska Bllazhevski. Për këtë, Maqedonia nuk mund të hapërojë shpejtë si vendet fqinje.
“E gjithë kjo krijonte cikël të stagnimit. Për fat të keq shumë vite pas fillimit të tranzicionit, nëse e shohim masën kryesore, që është BPV për kokë banori, gjendja nuk është e mirë. Sot, BPV i jonë për kokë banori është rreth 42% nga mesatarja e BE-së”, tha Nikica Mojsoska Bllazheski.
Dhimbje e veçantë janë investimet kapitale të cilat shpeshherë janë vetëm në letër. Tani paralajmërohet valë e re e investimeve prej disa miliarda eurove, por që të mos jenë këto ndërtime investime të gabuara, prej tyre patjetër të ketë interes ekonomia. Fitimet e tyre dhe puna e mirë i kthejnë paratë me të cilat shteti do të hyjë në borxh për ndërtimin.
“Ajo që është më e rëndësishmja është se ekzistojnë bisedime mes Qeverisë dhe sektorit privat për atë se çfarë është prioritet për sektorin privat. E dini se shumë kompani posaçërisht nga industritë specifike përballen me sfida në infrastrukturë për shkak se nuk munden shpejtë, lehtë dhe lirë të eksportojnë produktet e tyre”, deklaroi Nikica Mojsoska Bllazheski.
Në mënyrë shtesë, problem i madh është korrupsioni, që sipas hulumtimit të Maqedonia 2025 është 40% ose gjysmë milionë persona në shtet kanë dhënë ryshfet. Andaj një prej zgjidhjeje është digjitalizimi. Nga kjo organizatë besojnë se plani i qeverisë për digjitalizim deri në 2030 nuk mund të realizohet.
“Mungesa te ne është në fokusin dhe strategjinë në të gjitha sferat e jetesës. Nuk mundet digjitalizimi të lëvizet vetëm nga liderët në sektorët teknologjik. Ajo në fakt duhet të jetë e ndërthurur në strategjinë e të gjitha sferave të jetesës, në atë sociale, shëndetësore, industri, bujqësi, në të drejtat e qytetarëve….”, u shpreh Vasko Kronevski, Next Sens.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se secili që do të ballafaqohet me korrupsion, menjëherë duhet të denoncojë, pa dallim nëse në të janë përfshirë edhe përfaqësues të lartë të qeverisë. Ai theksoi se i pranon kritikat dhe se është normal që qytetarët kërkojnë rezultate të shpejta, ndërsa qeveria është ajo që duhet punuar.
“Duke pasur parasysh indikatorët e parë, prodhimi industrial, turizmi dhe të gjitha të tjera, nuk do të befasohesha nëse kemi mes 3,5 dhe 4% që do të paraqet rritje të BPV-së, një nga prirësitë në Europë. Ne nuk mundemi menjëherë të bëjmë transformim të plotë për shkak se partnerët tanë tregtarë janë vende që do të kenë rritje të BPV ose negativ, ose mes 0 dhe 1%”, deklaroi
Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Mickoski në suazë të samitit zhvilloi takime me disa biznesmenë të rëndësishëm botërorë siç janë XhanlkarloDevasini nga Teter dhe Kris Pavllovski nga Rambl.