Ekspertët e sigurisë të BE-s bashkë me ata shqiptarë, shfaqen duke dhanë dorën e fundit përgatitjeve për të vënë në zbatim planin e masave për samitin e parë mes BE-s dhe Ballkanit perëndimor.
Pak metra më tutje, jashtë hotelit në pranë stadiumit arena kombëtare, qëndrojnë ekipet e protokollit të shtetit shqiptarë bashkë e ata të BE-s për të koordinuar çdo detaj në mikpritjen e 44 delegacioneve paraditen 6 Dhjetorit.
Siparin e mbërritjes për të marrë pjesë në samit e ka hapur kryeministri kroat Andrej Plenković dhe Charles Michel, President i Këshillit Europian.
11 delegacione të tjera mbërritur në Tiranë të Hënën, ndërsa pjesa tjetër paraditen e të Martës prej orës 09:15 e mik-pritur më pas nga kryeministri Edi Rama në Sheshin Italia.
Delegacionet e mbërritura sot janë; Presidenti Hungarisë, Presidenti Qipros, Presidenti Bullgarisë, Presidenti i radhës Bosnje Hercegovinës, Presidentja e Kosovës, Presidentja e Komisionit Europian, Presidenti BERZH, Komisioneri për Zgjerim, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kryeministri i Portugalisë dhe Kryeministri i Irlandës.
Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në samit, ku sikurse në samitet e shkuara të BE-s, kryefjalë mbetet konflikti në Ukrainë. Udhëheqësit e BE-s në Tiranë do të diskutojnë edhe për pasojat negative të krizës energjitike në Ballkanin Perëndimor, sulmet kibernetike përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vende të BE.
Pasojat e agresionit rus në Ukrainë; Intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit; Shtimi ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja; Sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar; Shtimi bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike; Efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor; Heqja e Roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Qytetarët e Tiranës shprehen pozitivisht për këtë samit i cili e kthen Tiranën për herë të parë në pak orë kryeqytet të BE-së./TCH
