Samit i zonave të lira ekonomike evropiane në Shkup

TË FUNDIT

Mbi 350 përfaqësues nga e mbarë bota pritet të marrin pjesë në Samitin e zonave të lira ekonomike evropiane, që në organizim të Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjiko-Industriale do të mbahet që sot deri më 4 maj në Shkup.

Samiti organizohet në bashkëpunim me Organizatën e zonave të lira botërore.

Drejtori i Drejtorisë së ZZHTI, Aleksandar Mlladenovski para ca kohësh në
brifing duke e paralajmëruar Samitin theksoi se në të do të marrin pjesë
përfaqësues nga pothuajse e mbarë bota, nga Kolumbia deri në Kazakistan,
Evropë dhe kontinente të tjera.

Ndihma shtetërore dhe tregtia ilegale në zona do të jenë ndër temat e Samitit,
ndërsa do të nënshkruhet edhe memorandum për bashkëpunim me zonat
ekonomike botërore me qëllim, siç theksoi, vendi të përfshihet në të a.q. zona
të sigurta.

Për sot është paralajmëruar hapje e Samitit në orët e pasdites. Ngjarjen do ta
hap Mlladenovski me fjalim përshëndetës, ndërsa aktivitetet kryesore janë
paraparë për nesër në hotel Aleksandar Pallas, kur do të mbahet panel
ministror, në të cilin do të marrë pjesë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi si
edhe tre ministra nga vendet e rajonit. Për nesër janë planifikuar edhe tre panel
diskutime kushtuar “Të ardhmes së zonave të lira dhe sfidave me të cilat
ballafaqohen”, “Tregtinë ilegale dhe efektet e saj në zonat e lira dhe programet e tyre të sigurisë” dhe “Formimin e shoqatës e cila do t’i përfshijë të gjitha llojet
e zonave”. Për më 4 maj është paraparë vizitë në zonën e lirë ekonomike në
Shkup./MIA