Salije Sadiku-Pinjolli raporton për lëshimet në procesin zgjedhor në Kërçovë

TË FUNDIT

Gazetarja e TV21, Salije Sadiku-Pinjolli ka raportuar për lëshime në procesin zgjedhor në Kërçovë. Siç bëri të ditur, një anëtarë i komisionit gjendet edhe në listën për këshilltar, për të cilin po merren masa. Sadiku-Pinjolli raporti se një qendër votimi është mbyllur pasi nuk është duke funksionuar fingerprint.

“Një informacion tjetër që mori Televizioni 21 ishte se në një vendvotim, një këshilltar, ka qenë në listën e këshilltarëve, por ka qenë edhe anëtar në një vendvotim, gjë për të cilën edhe janë duke u marr masat, sepse ligjërisht nuk lejohet. Ndërsa tani, duke qëndruar këtu për të pritur të lidhim live, mora vesh se edhe në një vendvotim nuk funksionon fingerprint dhe për momentin është mbyll vendvotimi në një fshat. Nëse nuk gaboj ishte në fshatin Tuhin të Kërçovës”, raportoi gazetarja Salije Sadiku-Pinjolli.