Sali: Spitali i Kumanovës do të pajiset me mamograf

TË FUNDIT

Spitali i Kumanovës do të pajiset me mamograf të ri, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, duke shtuar se së shpejti planifikohet furnizim i madh për rezonanca magnetike dhe kompjuterike të cila do të realizohet nëpërmjet një kredie nga Banka Botërore.

“Edhe mamografia ashtu edhe i gjith diagnostifikimi, përfshirë rezonancë magnetike dhe kompjuterike, janë planifikuar me blerjen e madhe të planifikuar me kredi nga Banka Botërore. Shpresoj se do të fillojë procesi i furnizimit publik. Pres në kohën më të shkurtër. E dini, duhet kohë, por shpresoj që në periudhë më të shkurtër kohore të sigurojmë edhe mamograf dhe pajisje të tjera për spitalin”, tha Sali.

Për të katërtin vit radhazi, gratë e Kumanovës duhet të udhëtojnë në Shkup apo komunat më të vogla fqinje për të bërë mamografi të rregullt. Në nivel të komunës së Kumanovës në vit realizohen 200 deri në 300 raste. Mamografia në spitalin e përgjithshëm Kumanovë, për shkak të konsumimit dhe defektit, ka pushuar së funksionuari në tetor të vitit 2017. Aparati i vjetër i cili gjithashtu ishte donacion dhe u përdor për 21 vjet. Sipas spitalit, pajisja e vjetër filloi të përdoret në vitin 1996 dhe një periudhë të caktuar për shkak të vjetërsimit nuk u përdor për skrining.