Sali Islami: Janë apo nuk janë gjurmë ilire, këto janë artefakte dhe duhet të ruhen

TË FUNDIT

Arkeologu Sali Islami i ftuar në emisionin Click Plus duke folur për gërmimet arkeologjike dhe zbulimin e pllakave dardane në Shkup, tha se gërmimet që po bëhen në këtë sit arkeologjik janë shqetësuese. Sipas arkeologut Islami, grumbujt e pllakave të hedhura në ato mënyra siç shihen nëpër video, nuk mund të quhen gërmime arkeologjike. Ai apeloi se këto zbulime, janë apo nuk janë iliro-dardane, nuk duhet të trajtohen në këtë mënyrë ku tendenca është zhdukja e tyre.
“Shqetësim është grumbullimi gurëve në këtë formë. Këto pllaka janë nxjerrë ma bagerra dhe janë transportuar me kamiona. Problemi i këtyre pllakave dhe i artefakteve është se janë fshehur, nuk janë publikuar, ka apo nuk ka gjurmë ilire në to. Ka apo nuk ka gjurmë ilire, me rëndësi duhet të mos zhduken. Qoftë edhe emra varresh, janë të një rëndësi të veçantë.”- tha Islami.