Sa shpesh duhet larë foshnjën?

TË FUNDIT

Shprehitë e larjes dhe pastrimit për foshnjat ndryshojnë sipas vendeve dhe ka dallime shumë të mëdha. Për shembull, në Francë, larjet e përditshme janë detyrim në foshnjërinë e hershme, ndërsa në Gjermani larja e rallë është në rregull.

Kohët e fundit, janë analizuar shkencërisht efektet e Larjes 2 herë në javë dhe Pastrimi me pecetë, poashtu me ujë të pastër, për foshnjet e moshës 7 ditëshe deri mbi 4 javë. Është vërejtur se ka dallime të vogla në mes të dy procedurave të pastrimit, vlerat e matura në pjesën e funksionit mbrojtës të lëkurës dhe në zonën e pelenës te fëmijët e larë ishin pak më të mira.

Për këtë arsye, mund të rekomandohet larja 2 herë në javë.

E rëndësishme është temperatura e duhur e ujit dhe temperatura e ambientit. Uji duhet të jetë i ngrohtë mes 36 dhe 38 gradë Celsius (ekuivalent me temperaturën e trupit) derisa temperatura e banjos duhet të jetë e kënaqshme, 23 deri 25 grad. Në muajt e parë, foshnjet nuk duhet të lahen më gjatë se 5 deri 7 minuta. Tek të porsalindurit, duhet pasur kujdes gjendjen e kërthizës. Për këtë më së miri e pyetni maminë e foshnjes Tuaj.

Një shtesë gjatë larjes, mund të jenë të dobishme për të lehtësuar pastrimin apo me qëllim të minimizimit të acarimit të lëkurës. Duhet të theksohet se edhe larja në ujë të pastër, mund ta dëmtoj mbrojtësin e lëkurës për një kohë të shkurtër. Zgjidhje ideale për larjen e fëmijëve dhe produktet shtesë për banjo, që pastron lëkurën e butë, janë pH-neutrale ose me pak thartinë për të marrë mbrojtjen e thartinës si pelerinë dhe që nuk irriton sytë gjatë kontaktit.

Pas aplikimit të shtesave për larje vërtetohen nga një hulumtim se pas 8 javëve nuk kishin asnjë ndikim negativ në funksionet e lëkurës, disa vlera kanë qenë edhe më të mira se në grupin e fëmijëve që janë larë me ujë të pastër.

Për këtë arsye mund të rekomandohet një shtesë e përshtatshme për larje.