Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet paraqitje lokale e motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila pasdite në disa vende përgjatë luginës së Vardarit do të përforcohet përkohësisht. Temperatura minimale do të lëvizë nga 9 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 29 deri në 36 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pasdite, në disa pjesë të luginës së Shkupit do të ketë kushte për paraqitje të motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34 gradë.
Gjatë ditëve në vijim moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm. Do të fryjë erë mesatare, vende-vende herë pas here e përforcuar nga veriu. Të enjten dhe të dielën pritet paraqitje lokale e motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fuqishme.
