Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

TË FUNDIT

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është në shitje.

Frederiksen e bëri deklaratën nga Ankaraja, ku po merr pjesë në samitin e NATO-s, disa orë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump përsëriti dëshirën e tij për ta vënë Groenlandën, një ishull gjysmë-autonom Arktik që i përket Danimarkës, nën kontrollin e Uashingtonit.