Array

Sa orë​ mund t’iu rezistojë Kosova tragjedive?

Must Read

Përfundoi ndeshja Shkëndija – Tottenham

Ndeshja e shumë pritur mes Shkëndijës dhe Tottenhamit ka përfunduar 1:3 për mysafirët. Në...

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu...
- Advertisement -

Qytetarët e Kosovës duhet të luten që të mos kenë asnjë fatkeqësi natyrore e të mos flasim për gjendje lufte, sepse në një rast të tillë rezervat ushqimore që Kosova i ka në dispozicion janë të mjaftueshme vetëm për 5 orë, apo vetëm 20 ditë për 20.000 banorë. 

Qeveria e Kosovës, prej rezervave shtetërore ka siguruar produkte të grurit për 20 ditë, kurse artikuj tjerë ushqimor sigurohen vetëm për 15 mijë banorë, ndërsa nafta dhe derivatet e saj 3 ditë të importit të përgjithshëm vjetor.

- Advertisement -

Artikuj tjerë jo ushqimor të propozuar në listë janë planifikuar për nevojat e 20 mijë banorëve. Mirëpo, në listën e mallrave rezervë nuk bëjnë pjesë barnat, edhe pse sipas zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kjo listë e mallrave me barna pritët të shtohet nga viti 2016.

Udhëheqësi i Departamentit të Rezervave Shtetërore në kuadër të MTI-së, Ekrem Avdyli, thotë se prej rezervave shtetërore janë të përqendruar në produkte ushqimore, por jo edhe me listë esenciale të barnave. Ndërsa, sipas tij, Kosova mund të qëndroj vetëm 20 ditë nga rezervat shtetërore për të gjithë popullatën me grurë, kurse me produkte të tjera ushqimore rezervat janë për 15 ditë dhe vetëm për 20 mijë banorë.

- Advertisement -

Artikujt tjerë joushqimorë të propozuar në listë janë planifikuar për nevojat e 20 mijë banorëve.

Rezervat shtetërore të mallrave përbehen nga disa produkte, për të cilat MTI ka konsideruar se janë të rëndësishme për momentin fillestar, që të krijohen. Në bazë të planit strategjik dhe programit vjetor për rezervat shtetërore të mallrave, kriter për përcaktimin e sasisë merret numri i popullatës dhe lloji i produktit, ku shtetet i ndajnë sipas prioriteteve të tyre dhe fuqisë ekonomike.

- Advertisement -

Për Avdylin sipas ligjit në fuqi, vendndodhja e mallrave rezervë është sekrete, dhe kjo është e përcaktuar me ligjin në fuqi për mallrat rezervë.

Eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, thotë se ligji aktual nuk i trajton rezervat shtetërore në kuptimin që ato të jenë të mjaftueshme për një periudhë të gjatë dhe për tërë popullatën. Këto nuk mund të llogariten se janë rezerva të luftës apo rezerva të periudhave më të rënda.

Ai dyshon në saktësinë e këtyre të dhënave, sepse, sipas tij, nuk ka evidencë të përhershme.

MTI duhet çdo vit të raportojë lidhur me gjendjen e këtyre mallrave, si dhe për nivelin apo mundësitë e monitorimit të tyre. Meqenëse një sasi e ushqimit ruhet me vite të tëra në kushte jonormale atëherë, sipas Rexhepit, ajo nuk mund të trajtohet rezervë, por mu nd të jetë vetëm një mall i gatshëm për mbeturina.

Ndërkaq, kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku,shprehet i habitur se si mallrat rezervë janë aq të pa mjaftueshme. Sipas Kaçanikut, rezervat për 20 mijë banorë nuk mjaftojnë për më shumë se 5 orë për gjithë popullatën.

Ai shpreh brengën e tij se lista e mallrave rezervë nuk është komplete dhe nuk bëjnë pjesë barnat, që sipas tij edhe po qe se do të bëhet kjo në vitin e ardhshëm do të ketë manipulime, sikurse me mallrat tjera për nga cilësia dhe përzgjedhja e operatorëve ekonomikë.

Në mungesë të një deponie shtetërore për rezerva, Kosova po i ndjek praktikat edhe të shteteve tjera që rezervat shtetërore të ruhen apo deponohen tek operatorët ekonomikë privatë. Me vendim të Qeverisë operatorëve ekonomikë privatë të cilët i kanë në posedim apo në ruajtje rezervat shtetërore të mallrave nga totali 100 për qind sa kanë ata të deponuar, iu lejohet 30 për qind që ta qarkullojnë në mënyrë që t’i kompensojnë shpenzimet e veta ditore apo mujore. Dhe nga 15 dhjetori i vitit vijues deri 31 dhjetor bëhet regjistrimi i të gjitha mallrave.

Operatorët ekonomik janë të obliguar që sasinë totale ta kenë në depo.

- Advertisement -

Përfundoi ndeshja Shkëndija – Tottenham

Ndeshja e shumë pritur mes Shkëndijës dhe Tottenhamit ka përfunduar 1:3 për mysafirët. Në minutën e 5 të ndeshjes...

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden në një anije humanitare gjermane,...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu Fati, ku e ka shpërblyer...

Dialogu Kosovë – Serbi do të vazhdojë të hënën

Përfaqësuesi special për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi për të hënën raund të ri bisedimesh në nivel ekspertësh, më 28 shtator.

Zaev takon Ambasadaorin holandez Jan Kop

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Dirk Jan Kop, ambasador i Mbretërisë së...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -