Sa kohë harxhon një person gjatë procesit të votimit? Tregon gazetari i TV21

TË FUNDIT

Sa kohë mund t’i merr një votuesi procesi i votimit? Këtë e testoi gazetari Jovica Paunoski në vendvotimin 2665 në Kisella Vodë i cili lëshoi matësin e kohës.

“Prapa paravanit atë që e bëni si zgjedhje është pa fotografim të fletëvotimit dhe pa ndihmën e personave të tjerë. Dhe nëse nuk është penguar nga persona të tjerë, pasi e keni bërë zgjedhjen tuaj, e palosni fletën, e vendosni në kutin e votimit, kjo është e gjitha. Prej asaj që mund të shohim është se na duheshin rreth 2 minuta për të votuar. Gjithsesi vini pa armë, pa nervozë, ende keni kohë për ta dhënë votën tuaj. Bëni edhe ju këtë siç e bëra unë tani”, raportoi Paunoski.